Baballarët mirëpresin propozimin për pushim prindëror - NACIONALE

Baballarët mirëpresin propozimin për pushim prindëror

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Disa prej baballarëve kanë mirëpritur propozimin e Rrjetit të Grave të Kosovës lidhur me pushimin prindëror për baballarët.

Njëri prej tyre, në një prononcim për KosovaPress ka thënë se ky ligj në vendin tonë do të ishte i mirëseardhur.

Tutje ai shpalosi edhe historinë personale, duke thënë se si ndërmarrës edhe nuk e ka pasur shumë problem mbikëqyrjen prindërore.

“Mendoj që është mirë pse jo sikur të gjitha vendet evropiane, ia vlen me qenë edhe te ne ky ligj. Vështirë e ka pasur nusja se unë jo, unë jam vet ndërmarrës, kam biznes timin dhe nuk më ka penguar kjo çështje, nuk ka qenë problem i madh për mua por për të tjerët besoj që është mirë me qenë pse jo. Unë e përkrahu për vete, pse jo”, tha Endrit Ajvazi.

Lajme të ngjashme