Babai kosovar me akuza ndaj Neonatologjisë së QKUK-së: Ma lanë vajzën dy orë në inkubator pa ngrohje
Një prind Kosovar i cili qe pesë ditë e ka foshnjen e tij të porsalindur të hospitalizuar në Klinikën e Neonatologjisë së QKUK-së ka një akuzë të rëndë për këtë klinikë.
Përparim Klinaku po e akuzon ekipën e Neonatologjisë pasi sipas tij për rreth dy orë vajza e tij, pesë ditëshe, ka qëndruar në inkubator pa nxemje. Sipas tij një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të neglizhencës së stafit përgjegjës.
Klinaku përmes një postimi në facebook është shprehur i shqetësuar për faktin që foshnja e tij ka qëndruar në inkubator pa nxemje.
“Deri kur duhet me pritë që punëtorët që paguhen nga taksat tona t’i dalin zot punës se tyre?! Apo duhet të ndodhë tragjedia që të vetëdijësoheni?! Kjo foshnje që shihni në këtë fotografi është vajza ime(5 ditëshe), e cila, sot në QKUK-repartin e neonatologjisë, gati dy orë ka qëndruar në këtë inkubator pa nxemje, për shkak të neglizhencës së stafit përgjegjës!!! BOLL BRE MA SE NA KENI LODHË, DIELLIN DY GISHT MI KRY NA E KENI PRU!!!”, është shprehur i shqetësuar ai.
Nacionale. Gjatë ditës do ju sjellë detaje për këtë rast