Babai i ndjerë i Enver Zymberit: Ishte nisur me dy euro në veri - NACIONALE

Babai i ndjerë i Enver Zymberit: Ishte nisur me dy euro në veri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ditën e rënjes së policit të ndjerë Enver Zymberi, i cili u vra në detyrë gjatë një aksioni në veri të vendit, babai i tij tashmë i ndjerë kishte rrëfyer momomente se çfarë kishte bërë Zymberi para së të nisej për në aksionin në veri.

Muharrem Zymberi në emisionin “Doku n’Klan” kishte thënë se kur e kishin thirrur Enverin për t’u nisur në very veç endej e pinte duhan.

Kur e thirrën rahmetliun, qatëherë kah në 4 ora, me radiolidhje, ishim në katun. Ai në korridor veç endej dhe pike duhan. Ma qelë derën ngadalë e po më thotë, a je zgjuar? Thash, po vallah, zgjuar, çka ka bre babë? Vallah po më thirrin atje, se qashtu është gjendja”, kishte thënë tashmë i ndjeri Muharremi.

Babai i Enverit, kishte treguar edhe për kushtet e rënda të cilat i kishin familja e tij, gjatë asaj kohe.

E dëgjoja në radiolidhje që i thoshin, Enver rri deri të vijmë na të marrim, mos u nis. Atij nuk iu pritke, jo po vonohem. Shkoi e thirri kushëririn e vetë, i tha me më çu në Vushtrri, po as nuk kish hëngër, as nuk kish pi. Po e veti, o djalë, a ke hëngër, a ke pi? Tha, po, po, kam pi. E nja 3-4 vezë ia dhashë me i zi, se ku me ditë qysh vjen puna. Për që mos me ma lanë, i mopri vezët i ziu. Tani dy euro ja kam dhanë në xhep se s’kam pasë, e kishim gjendjen ashtu, me qato u shku u nisë”, ishte deklaruar Zymberi.

Babai i policit të ndjerë Enver Zymberi kishte ndërruar jetë vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme