Azia Lindore përgatitet për tajfunin shkatërrues, 15 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Filipine
Rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga njëra prej stuhive më të fuqishme në disa dekada, ka lënë të paktën 15 njerëz të vdekur në jug të Filipineve, përderisa disa pjesë të Azisë Lindore po përgatiten për ardhjen e saj.
Tajfuni “Bavi”, i cili pritet të përfshijë një sipërfaqe të gjerë deri në 1.000 kilometra, është duke lëvizur nëpër Oqeann Paqësor, drejt Tajvanit, raporton televizioni BBC.
Stuhia pritet të sjellë reshje shiu në veri e lindje të Tajvanit dhe një në zinxhir ishujsh të largët japonezë, para se të arrijë të shtunën në pjesën juglindore të Kinës.
Dhjetëra fluturime janë anuluar dhe mësimi në shkolla është pezulluar në mbarë rajonin. Raftet e dyqaneve kanë mbetur boshe, pasi njerëzit kanë blerë rezerva para stuhisë.
Në ishullin Mindanao të Filipineve, disa familje u mbuluan nga rrëshqitja e dheut gjatë natës së kaluar dhe ekipet e shpëtimit ende po i kërkojnë të zhdukurit.
Zyrtarët thonë se reshjet mesatare dhe të dendura të shiut do të vazhdojnë në disa pjesë të vendit edhe gjatë fundjavës.
Autoritetet tajvaneze kanë paralajmëruar se “Bavi” mund të sjellë deri në 1 metër shi. Rret 29.000 ushtarë janë vënë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar në operacione mbështetëse, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.