Avokati Shkoza për ligjin KPK-në: Duhesh me qenë fort matrapaz për me shkru një ligj të tillë
Avokati Armend Shkoza ka deklaruar se nuk ka qenë shumë i informuar rreth Ligjit për Këshillin Prokuroria të Kosovës.
Shkoza përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka përfunduar se ka qenë shumë matrapaz e i palexuar në fushën juridike ai që ka shkruar një ligj të tillë.
Postimi i plotë i tij:
Nuk kam qenë shumë i informuar lidhur me ligjin e kontestuar për KPK-në.
Mirëpo nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese çka po lexoj, duhesh me qenë fort matrapaz e i palexuar në fushë juridike për të shkruar një ligj të tillë.
Nuk përmbyset rendi kushtetues për teket dhe ëndërrat personale të një njeriu.
