Avokati Koci: Jam gati të shkoj në Serbi për ta tërhequr trupin e Hajrizit, nëse më autorizon familja
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka thënë se nëse familja Hajrizi dhe shteti i Kosovës, e autorizojnë, mund të niset për Serbi.
Koci ka thënë se mund të shkojë në Serbi për të për ta zbardhur çështjen për vrasjen e Faton Hajrizin dhe për të tërhequr trupin.
“Për arsye humanitar, unë jam i gatshëm me shku në Serbi, dhe me tentu me tërheq kufomën, natyrisht nëse me autorizon familja e të ndjerit dhe nëse me autorizon shteti i Kosovës.” – ka thënë Koci.
“Shikoni, dua t’ju them nga RADIO 1, radio juaj, hetimet dhe të gjitha fazat, normat tjera mund të vazhdojnë edhe më pas. Tani është njerëzore, pa paragjykime, që të dihet identiteti i të vrarit dhe të kthehet kufoma.” - u shpreh Koci.