Avokati i Veselit: Gjykimi të mos zgjasë më shumë se 2 vjet
Ben Emmerson, avokati i ish kryeparlamnetarit Kadri Veseli teksa ka folur për kohën që prokuroria po e kërkon për gjykim ndaj ish krerëve të UÇK-së, ka thënë se ky proces nuk duhet të zgjasë më shumë se dy vjet. “Ne mbesin prapa asaj që prokuroisë duhet dhënë një vit kohë, dhe një vit edhe ne, sepse kjo është mënyra e vetme e menaxhueshme, sepse në të kundërtën do të merrte shumë kohë për gjykim kjo çështje”, tha Emmerson.
Avokati Ben Emmerson, gjithashtu tha se një prej temave qe del në pah në parashtrimet e Prokurisë është ajo se per arsye te të qenit lojal ndaj te akuzuarve.
Sipas Emmersonit, pretendohet se në procedurë nuk mund te jepen emrat e disa dëshmitarëve, cka do të thote qe duhet te kete shumë prej tyre qe jane shume besnik, nuk do te jene ne gjendje te pranojne nje deklarate te meparshme.
Emmerson i kujtoi Gjykatës se Veseli qysh në ditën e dërgimit në Hagë dhe në seancën e parë të tij, kishte bërë thirrje për bashkëpunim me gjykatën. “Zoti Veseli ka dhene mesazh te forte, të qartë për të gjithë, që të gjithë duhet të bashkëpunjnë me dhomat e speciliuzra, se askush nuk duhet të mendojë se mos bashkëpunimi është një kauzë që ndihmon të akuzuarit. Ai më ka kërkuar specifikisht të theksoj këtë pjesë të deklarates që e ka bërë në momentinn e arrestimit të tij, dhe në seancane e pare. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë bashkëpunues”, tha ai.
Avokati i Veselit kujtoi se UÇK nuk ishte një organizatë e strukturuar, por një lëvizje popullore. “UCK ishte nje levizje e njrezve, nje peprjekje per te mbrojhtur popullisne civile, per te mborjtur nga aktete çnjerëzore nga forcat serbe”, ka thënë ai.