Avokati i njohur reagon për vdekjen e Deliq: Ikën shumë mundësi për të dëshmuar krimet
Avokati Kujtim Kërveshi, ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit serb, Bozhidar Deliq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Kërveshi ka shkruar në facebook, se me vdekjen e Deliqit, ka ikur mundësia për të dëshmuar krimet serbe në Kosovë.
POSTIMI:
Paska hec Bozhidar Delic pa dal kurr para përgjegjësisë për veprimet e tij dhe të pjestarëve të ushtrisë që ka drejtu!
Komandanti i parë i ushtrisë së ish-Jugoslavisë që pati pranuar poblikisht se ka shkelur urdhërin ushtarak dhe ka urdhëruar njësinë e tij (ushtrinë e rregullt) të merr pjesë në betejë brenda teritorrit të Kosovës.
Bashkë me te, sigurisht kanë ikur shumë mundësi për të dëshmuar krimet në Kosovë.
Ne, institucionet tona, kolektivisht ne shqiptarët si komb nuk e prishim gjumin çka do që ndodhë, “gjumi na rritë”. Dikush nuk flen duke punu me e rrënu këtë Kosovë e ne jetojmë pa brenga dhe pa shqetësim!