Avokati i Fatmir Limajt ultimatum Dibran Hoxhes: Tërhiqu nga deklaratat ose do të ndjekim rrugët ligjore
Analisti, Dibran Hoxha ka publikuar disa mesazhe që i ka marrë nga Avokati Mentor Beqiri, i cili është prezantuar si avokat i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.
Nga mesazhet që Hoxha i ka marrë në Facebook, shihet se avokati Beqiri i ka kërkuar që të kërkojë fale për deklaratën që analisti Hoxha, e ka bërë në një emision ditë më parë.
Avokati i Limajt e ka kërkuar një gjë të tillë duke thënë se deklarata e Hoxhës ishte e pavërtetë dhe i ka thënë se e ka mundësinë e fundit që të tërhiqet nga deklarata e tij ose do të paditet.
Por analisti Hoxha ka shkruar se as këto nuk mund t’ia ndalojnë lirinë e shprehjes se mendimeve të tij.
“Avokati i Fatmir Limajt po dëshiron më paditë për shpifje për dyshimet që i kom ngrite mbi keqpërdorimet n ‘Autostradën “Ibrahim Rugova. Me këso lloj kërcënimesh këta lë ta harrojnë që mundën me ndalu shprehjen e mendimeve të lira n ‘ketë vend.” - ka shkruar Hoxha.
Në fund Hoxha ka ironizuar duke thënë më shkruani në emailin pushkatopjuboft@gmail.com.
“M'shkruni në pushkatopjuboft@gmail.com.” – ka shkruan në fund Hoxha.
