Avokati i familjes së Liridona Ademajt flet për seancën e parë gjyqësore - NACIONALE

Avokati i familjes së Liridona Ademajt flet për seancën e parë gjyqësore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00, pasi ekipet mbrojtëse thanë se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance dje.

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka treguar për gjendjen e familjarëve.

“Tepër e rëndë ndaj tyre dhe bashkë-ndjejmë me dhimbjen e mërzinë e tyre, shumëfisht më keq sesa ne. Shpresojmë që institucionet e Kosovës të ua kthejnë drejtësinë atyre. Sjellja e tyre e matur dhe njëjtë do të sillen edhe në të ardhmen. Ka pasur maturi nga ana e tyre”, tha Syla.

Avokati Syla në Tv Dukagjini u shpreh se aspekti prokurorial, janë përmbushur të gjitha obligimet e nevojshme ndaj seancës fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Ka qenë e qartë se seanca sot ka filluar në 11:05, ashtu siç është paraparë. Pas konsistimit të prezencës të të gjithëve në seancë, ka pasur kërkesë nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve nga Tom Dodaj e Kushtrim Kokalla, pretenduan se nuk janë dorëzuar shkresat në kohën e duhur.

“Konsiderojmë se nuk ka qenë veprim i duhur, pasi që nga ato që i pamë sot kjo seancë është dashur të mbahet sot. Dhe duhet kuptojmë se hera e parë që familjarët e Liridona Ademaj janë përballur me kryesit e veprës penale në një seancë gjyqi. Nuk arriti të mbahej ashtu siç pretendohej dhe siç duhej të mbahej. Zvarritja e kësaj procedure nuk i bën hajër asnjërës palë, sepse të njëjtit nëse kanë për të paraqitur diçka duhet të paraqesin në seancë gjyqësore, dhe jo me zvarritje”, ka deklaruar avokati Syla dje.

Lajme të ngjashme