Avdyli: Prishtina edhe mund të ketë nevojë për spital të ri, por 50 për qind e shtretërve nuk shfrytëzohen
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka deklaruar se Prishtina, mund edhe të ketë nevojë për spital të ri, por sipas statistikave, që nga paslufta asnjëherë më shumë se 50 për qind e kapacitetit të shtretërve spitalor, nuk janë shfrytëzuar.
Ai ka shkruar se Kosova ka nevojë për investime në teknologji të avancuar, furnizime stabile dhe kuadro kompetente mjekësore
“Prishtina edhe mund të ketë nevojë për Spital të ri.
Por sipas statistikave që nga paslufta asnjëherë më shumë se 50% kapacitetet e shtretërve spitalor nuk janë shfrytëzuar.
Edhe pse te ne kohëzgjatja e qëndrimit në Spital është më e lartë se në shumë shtete, neve akoma na mbesin 45 % e shtretërve pa shfrytëzuar.
Kosova ka nevojë për investime në teknologji të avancuar, furnizime stabile dhe kuadro kompetente mjekësore.
E aty ku ka ngarkesë në shfrytëzim të shtretërve, pse jo edhe rritje të hapësirave dhe shtretërve”, ka shkruar Avdyli.