Avdullah Hoti paraqet diagramin tmerrues për ekonominë gjatë Qeverisë Kurti: Që nga atëherë, rënie
Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti në lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit i cili duket se po stagnon duke ngritur shqetësimet për një varfërim të madh të qytetarëve.
Hoti ka përmendur përpjekjet e qeverisë së tij për të nxjerrë ekonominë nga kriza, e të cilat ishin materializuar me anë të disa Pakove të Rimëkëmbjes Ekonomike që kishin rezultuar të suksesshme.
“Që nga atëherë, trendi i rritjes ekonomike është në rënie.” – ka komentuar ai.
Hoti ka shtuar se prej asaj kohe nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës.
Ish kryeministri ka paralajmëruar ardhjen e kësaj situate edhe në një intervistë dhënë Nacionales para gjashtë muajsh.
“Agjendë ekonomike nuk ka. Bumi ekonomik i pas-pandemisë, i nxitur kryesisht nga pakot e rimëkëmbjes në vitin 2020 dhe muajt e parë të vitit 2021 nga qeveria paraprake dhe nga dërgesat e mërgimtarëve, po shuhet.” – ishte shprehur asokohe z. Hoti.
Në postimin e sotëm, Hoti ka treguar edhe një grafikon në të cilin shfaqet fillimi i rritjes ekonomike dhe fillimi i rënies së këtij hovi duke rezultuar në vetëm 2,14 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2022.
Ky është postimi i tij i plotë:
