Avdullah Hoti i gëzohet fitores së Liverpoolit - NACIONALE

Avdullah Hoti i gëzohet fitores së Liverpoolit

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Liverpooli ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat minimal 1-0 në kuadër të derbit të xhiros së 10 në Premier Ligë.

Golin e vetëm dhe të fitores për nikoqirët e realizoi Salah në minutën e 76.

Kësaj fitoreje të madhe të ekipit nga "Anfield" duket t'i jetë gëzuar edhe ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", shpërndau momentin e goditjes së përfaqësuesit të Egjiptit, ndërsa në përshkrim ia bashkangjiti edhe rezultatin.

Kujtojmë se Hoti shpeshherë bën postime sportive, sidomos kur fiton skuadra për të cilën ai bën tifo, Liverpool.

Lajme të ngjashme