Avdiu: Kosova siç nuk ka mund të çlirohet pa Amerikën, nuk mund të vazhdojë të ndërtohet pa të
Analistja, Zana Avdiu, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit të Kosovës në Amerikë i cili la thënë se trajtimi i Kosovës nga Amerika është larg më brutal sesa që përceptohet në Prishtinë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova me këtë qasje është duke humbur si shtet shumë, ndonëse thotë se poashtu po humb edhe aleatët kryesor në këtë rast SHBA-në.
“Këtë nuk e kanë thanë as analistët, as opozita por këtë e ka thënë ambasadori të cilin e ka dërguar VV-ja, atje. E një gjë duhet të dimë, Kosova ashtu siç nuk ka mund të çlirohet pa aleatë e veçmas pa Amerikën, nuk mund të vazhdojë të ndërtohet pa ta, prapë veçmas pa Amerikën”, ka shkruar Avdiu.
