Avdiu: Unë e kam marrë shtëpinë në fshat trashëgimi nga babai
Aktivistja Zana Avdiu në T7 ka thënë se problemi kryesor tek gratë është marrja e trashigimisë nga shtëpia e tyre dhe se ajo dhe motra e saj, kanë marrë trashigimin nga familja.
Ajo ka thënë se gratë nuk mund të jenë të lira nëse nuk trashëgojnë pasurinë nga familja ku kanë lindur teksa ka treguar se ajo ka marrë shtëpinë trashigimi nga babai.
“Unë e kom marrë trashëgiminë. Në fshat atje ku e kemi shtëpinë, është ahtëpia ku kanë rrit të gjithë axhallarët e mi, hallat dhe gjyshi. Atë shtëpi familja na kanë dhënë mu edhe motrës tem. Dmth pjesa kryesore të tokës dhe shtëpisë së vjetër e kemi marrë unë edhe motra, kjo ka qenë për cështje feministë. Vëllezërit i kanë marrë pjesët tjetra, që nuk kanë qenë pjesë kyqe të asaj pasunie. Vendin ku janë lind, rrit, e ku ka jetu gjyshi jonë, e kemi marrë na qikat. Këtë e kemi bo në emër të drejtës së feminizmit që qikat janë pjesë e kësaj familje” – ka thënë ajo.
“Për vajzat që dalin nga familja, problemi kryesor është të marrësh trashëgimin nga shtëpia jote. Nuk mundesh të kesh pavarësi të plotë, nuk mundesh të kesh barazi edhe në martesë, nëse ti nuk e merr pasurinë te familja jote atje ku ke lind.” – ka thënë ajo.
Më tej, Avdiu thotë se shteti nuk po vepron ndaj kësaj dhe as ndaj dhunës ndaj grave.
“Është e rëndësishme me pa se si shteti po i përgjigjet tërësisht kësaj, ndaj grave, ndaj dhunës. Shteti fatkeqësisht nuk përgjigjet hiç.” – ka thënë ajo.
