Avancimi i madh i Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së, Hoxhaj: Aplikimi i Kosovës ka mbetur në sirtar
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se avancimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi në integrimin evropian duhet të shërbejë si reflektim për Kosovën.
Ai uroi të dy shtetet për progresin drejt BE-së, ndërsa theksoi se "qe 3 vjet Kosova pret që statusin e vendit kandidat ta shqyrtojë dikush, por ai ka mbetur në sirtarët e Bashkimit Evropian."
Sipas Hoxhajt, "Kosova rrezikon të mbetet e fundit në rajon në rrugën drejt anëtarësimit", duke bërë thirrje për rikthimin e vendit në agjendën evropiane.