ATK: Për 7 muaj të këtij viti janë realizuar 31 milionë euro më shumë nga tatimet
Administrata Tatimore e Kosovës për shtatë muaj nga tatime ka realizuar vlerë 435.9 milionë euro ose 31.1 milionë euro më shumë se sa plani i paraparë.
Kështu ka bërë të ditur ATK, të cilët kanë bërë të ditur në krahasim me vitin e kaluara, këtë vit, vlera e tatimeve është tejkaluara për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind.
“Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro ose 31.1 milionë euro apo 7.7 për qind më shumë se plani. Përderisa krahasuar më një vit më parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind. Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të kemi zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale”, thuhet në njoftim.
