ATK-ja gjobit qindra biznese: Shqipton 209 gjoba në vlerë 48,875 euro - NACIONALE

ATK-ja gjobit qindra biznese: Shqipton 209 gjoba në vlerë 48,875 euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve me qëllim të verifikimit të zbatimit të ligjeve dhe rregullave tatimore.

Përmes një komunikate për media, ky institucion ka bërë me dije se vetëm javën e kaluar ka shqiptuar 209 gjoba për sektorin e gastronomisë.

“Në vazhdën e kontrolleve për përmbushje tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës bënë të ditur se javën e kaluar ka inspektuar klubet e natës dhe restoranteve në qytete të ndryshme të vendit. Këto kontrolle janë iniciuar me qëllim të monitorimit dhe verifikimit të zbatimit të ligjeve dhe rregullave tatimore, kur kemi parasysh se tek këta sektorë në sezonin e verës kemi shumëfishim të aktivitetit”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Më tej, ATK-ja ka treguar se çka ka qenë në fokus të inspektimeve.

Arkat fiskale, inspektorët kanë verifikuar nëse klubet e natës dhe restorantet kanë përdorur arkën fiskale, ku kanë kërkuar nga pronarët që të gjitha transaksionet e tyre financiare të regjistrohen me korrektësi. Si rezultat janë konfiskuar 4 printer jo-fiskal; punëtorët e pa deklaruar, në përpjekje për të luftuar ekonominë informale dhe garantuar të drejtat e punonjësve, inspektorët kanë kontrolluar vërtetësinë e punës dhe deklarimin e punonjësve të klubeve të natës dhe restoranteve, me ç’ rast janë gjetur duke punuar 63 punëtor të pa deklaruar”, është thënë në njoftim.

Sipas ATK-së, kontrollimi ka pasur edhe qëllime tjera tatimore si përmbushja e detyrimeve të tatimit mbi fitimin dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për furnizime të ndryshme dhe shërbime.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjithsejtë janë 209 gjoba në vlerë 48,875 euro. Administrata Tatimore inkurajojnë bizneset e këtyre sektorëve të respektojnë ligjet tatimor dhe të bashkëpunojnë për të shmangur shkeljet dhe për të kontribuar në zhvillimin e një ambienti të drejtë dhe konkurrues. Autoriteti tatimorë po punon për të forcuar mbikëqyrjen tatimore dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve tatimore”, ka treguar ATK-ja.

Lajme të ngjashme