“Atentati ndaj Kurtit”, Kusari: Bordi dhe Drejtori gjeneral i RTK-së nuk e dikutuan fare tekstin partiak - NACIONALE

“Atentati ndaj Kurtit”, Kusari: Bordi dhe Drejtori gjeneral i RTK-së nuk e dikutuan fare tekstin partiak

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave, Flutura Kusari e cila nga afër ka përcjellë punimet bordit të RTK-së, ka njoftuar se aty, as nga bordi e as nga Drejtori gjeneral, nuk është ngritur fare për diskutim teksti, siç e quajti ajo partiak, i transmetuar në lajmet e RTK-së e në kanalin online.

“Bordi i RTK-se dhe drejtori gjeneral sonte ne takim te bordit nuk e ngriten fare per diskutim tekstin partiak te transmetuar ne lajme dhe kanalin online.” – ka shkruar Kusari.

Kujtojmë se bëhet fjalë për “lajmin” mbi atentatin në tentativë ndaj Kryeministrit të vendit Albin Kurti, derisa ai po qëndronte në Maqedoni, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.

Edhe pse autoritetet maqedonase, thanë se s’pati kurfarë kërrcënimi apo atentati, RTK, nuk hoqi dorë nga “lajmi me burime”.

Lajme të ngjashme