“Asnjë kosto për shpifësit, të pavërtetat po demantohen”: Durmishi reagon rreth debatit për jaknën kontraverze - NACIONALE

“Asnjë kosto për shpifësit, të pavërtetat po demantohen”: Durmishi reagon rreth debatit për jaknën kontraverze

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një jakne të cilën e kishte veshur gjatë inspektimit të pastrimti të rrugëve nga bora shkaktoi debat të ashpër në rrjete sociale se mund të ishte e një marke kanadeze me çmim prej 1 mijë e 320 euorhs, por Zëvendës Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e mohoi duke treguar për Nacionalen se të njëjtën e kishte blerë rreth 100 euro në një butik në Fushë Kosovë.

Ndërkaq vetëm sot ka reaguar edhe publikisht në profilin e tij, ku ka shpërndarë një postim të gazetarit të T7 Arsim Lani, se jakna kushton po aq,

Reagimi i Durmishit:

Shumë të pavërteta po hidhen, të cilat po përtypën tërë ditën, pastaj me fakte po demantohen, por pa asnjë kosto për shpifësit.

E falënderoj gazetarin Arsim Lani që me vetiniciativë paska marrë mundin që t’a bëjë gjënë më elementare në gazetari, verifikimin e faktit.

Nuk e kam problem që mirreni me mua sepse unë mbaj post publik por çfarë keni me familjen time, me fëmijët e mi. A do të duhej të kishte një etikë minimale në raste të tilla?

Rrugët janë pastruar dhe jemi përgatitur maksimalisht për çfardo situate gjatë dimrit. Kemi ndërtuar tashmë sistem për mirëmbajtje e sinjalistikë. Më nuk ndodhë që “dimri të na zë në befasi”. Projekte të rëndësishme po realizohen dhe shumë të tjera na presin vitin që po vjen. Natyrisht që kjo po i pengon dikujt. Ne po ecim përpara me shumë punë të mira e shpifësit le të jetojnë gjatë duke i gëzuar sukseset tona.

Lajme të ngjashme