Asistimi i Xhakës për Jesusin sot ishte aq i mirë, saqë braziliani ia fshiu këpucët pas golit
Arsenali po avancon 2-0 kundër Brentfordit pas 36 minutave lojë.
Gabriel Jesus ishte ai që shënoi golin e dytë në minutën e 28, pas një asistimi absolutisht maestral nga Granit Xhaka.
Me një harkim me të majtën, mesfushori shqiptar gjeti në zonë sulmuesin në mënyrë milimetrike, me Jesusin që nukgaboi dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë.
Jesus ishte po aq i impresionuar me Xhakën sa gjithë të tjerët, pasi në festë e sipër ia fshiu këpucët kosovarit.

GOAL Brentford 0-2 Arsenal (28 mins)
— DEAN FOOTBALL⚽ (@DEANFOOTBALL1) September 18, 2022
Arsenal are 2-0 up within the first half an hour! Gabriel Jesus expertly heads home from Granit Xhaka's lofted ball#BREARS
pic.twitter.com/YhrJ5TC7UU