ASHAK reagoi për rezultatet e PISA-s, Jashari: Rekomandimi i tretë është në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti - NACIONALE

ASHAK reagoi për rezultatet e PISA-s, Jashari: Rekomandimi i tretë është në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, ka reaguar pas rezultateve të PISA-s, ku ka dhënë disa rekomandime.

Ndaj rekomandimit të tretë të ASHAK-së, ka reaguar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili ka thënë se deklarimi i tyre, është në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti.

E dashura Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës duke u marrë me shkencë e më shumë me politikë, disa prej jush, nuk keni pasur kohë të lexoni Ligjin për organizimin sindikal dhe të hulumtoni edhe për realitetin e historikut e angazhimeve të SBASHK. Sindikata jonë u themelua si kërkesë e kohës për të mbrojtur arsimin shqip në vitet e 90-ta kundër furtunave të pushtuesit dhe këtë e bëri me mund e sakrifica bashkë me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” dhe me aktivet e drejtorëve të shkollave dhe këshilltarët e nderuar pedagogjik. Qëndruam me vite e degata duke u përballur me sfida dhe ishim e mbetemi zë i anëtarësisë sonë. Deklarimi juaj, si rekomandim, është në të njërën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti, që duke pasur miion të shuaj sindikatat, e veçmas SBASHK-un ngriti akuza me shpifje se jemi të atyre apo të këtyre.” – ka shkruar Rrahmani në reagimin e tij.

Lajme të ngjashme