Asamblisti i LDK-së në Ferizaj thotë se kryetari Aliu mund të jetë hallka kryesore e zinxhirit keqpërdorues - NACIONALE

Asamblisti i LDK-së në Ferizaj thotë se kryetari Aliu mund të jetë hallka kryesore e zinxhirit keqpërdorues

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Flamur Istrefi prmes një statsi në Facebook, ia ka përmendur kryetarit, Agim Aliut disa nga vartësit e tij që po hetohen për vepra të ndryshme si ‘keqperdorim i dëtyres zyrtare’ e ‘kanosje’.

Istrefi e ka pyetur se pse kryetari i kësaj komune nuk po i liron nga detyra njerëzit e afërt që po përballen me drejtësinë. Madje përfaqësuesi i LDK-së ka hedhur dyshime se Aliu është hallka kryesore në keqpërdorimet e Komunës.

E plotë:

Njerëzit e afërt të Agim Aliut po përballen me drejtësinë, e këtij s'po i dëgjohet zëri. Zëvendësi i tij akuzohet për keqpërdorim detyre, kryesuesi i Kuvendit për kanosje e Kryeshefja e Prokurimit për çështje tenderash.

Pyetja që duhet të shtrohet sot është: Pse nuk po i liron nga detyra këta njerëz kryetari nëse pretendon se do qeverisje të pastër?

A mos është arsyeja e gjithë kësaj se keqpërdorimet në komunën e Ferizajt janë zinxhirore dhe hallka kryesore është vetë i pari i komunës? A po frikësohet Agim Aliu që pas shkarkimit të tyre, zhytet në telashe pasi që të dalë sheshazi e vërteta? Apo mbase fati i njëjtë po e pret edhe kryetarin, për të cilin veçse është raportuar se po hetohet?

Hajde kryetar, shkarkoji njerëzit që po të akuzohen! Dil e fol për akuzat që po ju bëhen si qeverisje! Ose lëje mandatin se edhe ashtu veç telashe je duke sjellë!

Lajme të ngjashme