As gjysma e nxënësve s’e kaluan testin e arritshmërisë, Gjini kërkon të hiqet krejt: Ka dështuar krejtësisht
Ardian Gjini, Kryetar i Aleancës, ka kërkuar heqjen e tërësishme të testin e arritshmërisë pas rezultateve të dobëta ku vetëm 48% ishte shkalla e kalueshmërisë.
Gjini argumentoi se ai test është test i sistemit dhe jo i nxnësve.
Mej therash ai tha se ky test “është duke dështuar tash e sa vite sepse është mekanizëm që streson fëmijët dhe prindërit, i streson ata nxënës që dinë e nuk kopjojnë derisa, në të njëjtën kohë i faktorizon ata që nuk dinë dhe kopjojnë.”
Postimi i plotë:
Testi i arritshmërisë është supozuar të jetë test i sistemit, jo i nxënësve. Pra, të përgjigjet në pyetjen, çfarë kualiteti nxjerrë sistemi i arsimit e jo t’i testojë nxënësit veç e veç. Testi është duke dështuar tash e sa vite sepse është mekanizëm që streson fëmijët dhe prindërit, i streson ata nxënës që dinë e nuk kopjojnë derisa, në të njëjtën kohë i faktorizon ata që nuk dinë dhe kopjojnë.
Mbi të gjitha nuk prodhon rezultate reale, por false për kualitetin e arsimit dhe të dijes. Ky test është falsifikim i plotë.
Po ashtu, duhet cekur se shkalla e arritshmërisë ka rënë edhe më tej në 48.35% këtë vit.
Si rrjedhojë ky test duhet të hiqet krejt, sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të mos përsëritet më sepse nuk prodhon asnjë rezultat pozitiv.