“As George Bush s`ka udhëtuar më shumë”, Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës
Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për udhëtimet e tij të shumta nëpër botë.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se abuzimi i Ramës tejkalon 22 milionë euro.
“Karburanti, parkingu, rrogat stjuardesat të gjitha që shkojnë 150 milionë euro që i paguajnë baballarët e atyre që nisen me gomone dhe kalojnë Lamanshin duke rrezikuar jetën e tyre se nuk ka mjet jetese në Shqipëri. Ndaj këtij superskandali reagoi me gjuhën karakteristike vetëm për të. Shqiptarët nuk mund t’ia falin kurrë këtë abuzim që shkon në 22 milionë euro. Avionë në dispozicion kanë emirë dhe sheikë. Rama të japë dorëheqjen dhe mos të presë ta dorëheqin qytetarët e zemëruar shqiptarë”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, as ish-presidenti i SHBA-së, George Bush, nuk ka udhëtuar më shumë Rama.
“Rama ka humbur çdo ndjeshmëri e lidhje me këtë vend. Si asnjë kryeministër tjetër i Evropës dhe botës i ke lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vitet mandat presidenti i ShBA-së, George Bush ka udhëtuar me Air Force One 74 herë, gjysmën e Edi Ramës dhe ka vizituar 43 vende të botës. Është një çmenduri që tejkalon çdo imagjinatë. Kancelari austriak, një vend i pasur nuk lejon veten të udhëtojë me charter por me linjë tregtare Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje- ardhje me charter, 54 i ak kryer para themelimit të Air Albania. Pra ka marrë nga kompanitë e charter-ave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij”, ka thënë ai.