Arsenijeviq çmaskon Listën Serbe: Organizuan nën presion dhe shantazh gratë për fushatë, qe dhuna ndaj grave
Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, duke folur për një tubim fushateje të Listës Serbe në Graqanicë e ka quajtur “ditë ndërkombëtare të dhunës ndaj grave” duke artikuluar se tubimi i tyre u bën “nën presion dhe shantazh”.
"Nën presion dhe shantazh për punë, gratë u morën deri në 80 kilometra sot në mënyrë që ‘Srpska’ të organizojë fushatën e saj në Graçanicë. A nuk është kjo dhunë ndaj grave, zotërinj?" ka thënë Arsenijeviq, siç e citoi "Medijacentar.info"
Ai shtoi se "lista Srpska është e njohur për praktikat shumëvjeçare që përfshijnë abuzimin e grave, duke përfshirë shantazhin për shërbime seksuale për të gjetur një punë ose një apartament", dhe tha "turp për ju!".