Arrestohet prishtinasi pasi sulmoi fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshje në trafik - NACIONALE

Arrestohet prishtinasi pasi sulmoi fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshje në trafik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, deri të rrahja ka ardhë për shkak të një mosmarrëveshje që kishin në trafik.

Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor.”

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Mustafë Hoxha, Prishtinë 04.12.2023-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet pas një mosmarrëveshje në trafik, është përfshirë në rrahje me ankuesin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, masa e ndalimit (për 48-orë) u shqiptohet të dyshuarit dhe ankuesit. Rasti duke u hetuar.

Lajme të ngjashme