Arrestohet pejani për dhunë në familje, sulmoi fizikisht një grua
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që dyshohet për dhunë në familje dhe për lëndim të lehtë trupor.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një grua e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE / LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Pejë 19.06.2023 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.