Arrestohet një person për tentim-grabitjen e një argjendarie në Gjilan - NACIONALE

Arrestohet një person për tentim-grabitjen e një argjendarie në Gjilan

1 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ishte i përfshirë në tentim-grabitjen e një argjendarie në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari u arrestua të hënën rreth orës 14:09.

Identifikimi dhe lokalizimi i tij u bë nga hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, pas ndërmarrjes së veprimeve operative.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar një revole dhe një motoçikletë, për të cilën dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

I arrestuari është intervistuar në përputhje me procedurat ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “grabitje në tentativë”.

Lajme të ngjashme