Arrestohet një person për prodhimin e monedhave të falsifikuara, dyshohet të jetë punëtor i MPB-së së Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

Arrestohet një person për prodhimin e monedhave të falsifikuara, dyshohet të jetë punëtor i MPB-së së Maqedonisë së Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE


Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë mbi dyshimin për perfshirjen në prodhimin dhe shprendarjen e monedhave të falsifikuara.

Sipas EUROJUST, personi i arrestuar është punëtor i Ministrisë së Brëndeshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe dyshohet se ka prodhuar rreth 2 milionë modhedha të falsifikuara, 2 euro.

“Me mbështetjen e ofruar përmes Projektit të Drejtësisë Penale të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Eurojust, një falsifikues i supozuar i monedhave në shkallë të gjerë është arrestuar në Kosovë. I arrestuari është punonjës i MPB-së së Maqedonisë së Veriut dhe dyshohet se ka prodhuar rreth 2 milionë monedha false prej 2 eurosh, të cilat do të qarkullonin në ekonominë kosovare.”, njofton EUROJUST.

Behet e ditur se në shtepinë e të dyshuarit janë gjetur makineri për prodhimin e monedhës, shabllone monedhash dhe lënden e parë, ndërsa thuhet se i dyshuari ka qënë nën vezhgim për disa kohë.

“Europol ofroi analiza të inteligjencës, koordinim operacional dhe asistencë teknike për të siguruar kapjen e suksesshme të të dyshuarit. Hetimet tani do të kërkojnë të përcaktojnë shkallën e plotë të falsifikimit të monedhës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë sekuestruar makineri për prodhimin e valutës së falsifikuar, shabllone monedhash dhe lëndë të para. I dyshuari ka qenë nën vëzhgim për një periudhë më të gjatë.”, raporton EUROJUST.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se ky operacion u bë në bashkëpunime me autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me mbeshtetje të EUROPOL dhe EUROJUST.

Lajme të ngjashme