Arrestohet pastaj lirohet një person në Obiliq, ngacmoi seksualisht të miturën
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Obiliq.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
NGACMIM SEKSUAL
Obiliq 16.10.2022 – 20:07. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare të mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
