Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një familjare - NACIONALE

Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një familjare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person tjetër brenda familjes së tij.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë me dije se rasti ka ndodhur gjatë javës së kaluar dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viktima ndërkaq, është dërguar në strehimore.

“MARDHËNJE SEKSUALE BRENDA FAMILJES Klinë, Pejë 22.04.2024-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër ashkali, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.” – thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme