Arrestohet një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të ketë sulmuar forcat e KFOR-it në Zveqan, gjatë protestave të dhunshme, të mbajtura vitin e kaluar.
E plotë:
Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveqan, dhe si i dyshuar për veprat penale:
• Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
• Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare
• Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe
• Sulm ndaj personit zyrtar Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Bashkangjitur gjeni foton e të dyshuarit duke sulmuar me mjete të forta me datë 29 Maj 2023