Arrestohet një i dyshuar: Kanosi drejtorin e spitalit në Gjakovë, në veturë kishte revole me 14 fishekë
Është arrestuar një i dyshuar në Gjakovë.
I njëjti dyshohet për kanosjen e drejtorit të spitalit të Gjakovës. Në veturën e të dyshuarit Policia gjeti revole me 14 fishekë.
Njoftimi:
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 31.12.2024 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar- drejtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës. Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”