Arrestohet një burrë pasi dyshohet se kanosi dhe ngacmoi një grua në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kanosur dhe ngacmuar një grua në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima kishte raportuar policinë se ka qenë e shqetësuar, ngacmuar dhe kanosur nga i dyshuari.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
KANOSJE /NGACMIM
Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 27.12.2023-17.01.2024. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se ka qenë e shqetësuar, ngacmuar dhe e kanosur nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.