Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, sulmoi fizikisht gruan e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë 28.06.2023-10:00. Me 01.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.