Arrestohet një burrë në Ferizaj për dhunë në familje, policia ia sekuestron një sopatë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje në Ferizaj.
Policia thekson se të dyshuari i është sekuestruar një sopatë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj, 28.08.2023 – 04:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin, nga i dyshuari është sekuestruar një sopatë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
