Arrestohet në Jarinjë serbi që pagoi 30 mijë euro dorëzani për të ikur nga Kosova
Policia e Kosovës ka arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentimit të ikte nga Kosova.
Nedeljkoviq dyshohet se ditë më parë dha dorëzani prej 30 mijë eurove pasi ishte arrestuar gjatë një operacioni të policisë ku u gjet drogë në veri të vendit më 23 maj të vitit 2022.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin për Klan Kosova.
“Është arrestuar. S’ka pasur të drejtë ta lëshojë Kosovën dhe pas konsultimit me prokurorin është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Elshani.