Arrestohet ish-drejtori i administratës së Policisë në Mal të Zi
Ish-drejtori i administratës së Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviq, është arrestuar mëngjesin e sotëm.
Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, raporton Vijesti.
Veljović u arrestua në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim për Zbatimin e Ligjit (EUROPOL).
Në aksionin e Prokurorië ka më shumë të arrestuar.
Prokurori dhe zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonjiq, njoftoi se Departamenti i Policisë Speciale, me urdhër të gjykatës, dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe në bashkëpunim me EUROPOL-in, “po kontrollon banesat dhe lokalet e tjera të disa personave në Podgoricë, Nikshiq, Zhabljak dhe Mojkovac për shkak të veprës penale të veprës penale abuzim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë”
Veselin Veljoviq ka qenë drejtor i Drejtorisë së Administratës së Policisë nga vera e vitit 2007 deri në vitin 2011, dhe më pas në periudhën prej 30 korrikut 2018 deri më 17 dhjetor 2020, përsëri ishte njeriu i parë i policisë malazeze në mandatin e dytë.