Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prishtinë - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë.I njëjti dyshohet për disa vjedhje të rënda.

Personi i dyshuar me inicialet A. C. mashkull, 22 vjeç.

Policia raporton se rastet i vjedhjeve i ka kryer në periudha të ndryshme kohore.

NJOFTIMI:

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(nëntor 2022 - mars 2023) kryesisht në Prishtinë.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të sigurojnë prezencën e personin të dyshuar:

– A. C. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

PersonI i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste.

Lajme të ngjashme