Arrestohet e më pas lirohet një burrë në Ferizaj për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Një burrë në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorimin e fëmijëve në poronografi.
Sipas policisë, identifikimi i tij u bë nga Drejtoria e Hetimit për Krime Kibernetike.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI
Ferizaj 05.12.2023-13:30. Drejtoria e Hetimit për Krime Kibernetike pas veprimeve hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Lidhur me rastin pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.