Arrestohet burri nga Vushtrria, sulmoi seksualisht një grua në veturën e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari e ka sulmuar seksualisht viktiminë në veturën e tij.
I dyshuari është dërguar në mbajte.
Raporti i plotë i PK-së:
SULM SEKSUAL/Vushtrri 11.10.2022-11:30 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, në automjetin tij e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
