Arrestohet 22-vjeçari danez, i dyshuar për sulmin në Kopenhagë - NACIONALE

Arrestohet 22-vjeçari danez, i dyshuar për sulmin në Kopenhagë

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Shefi i policisë Soeren Thomassen ka bërë të ditur se në lidhje me sulmin është arrestuar një 22-vjeçar danez, duke shtuar se nuk dihen arsyet por se nuk mund të përjashtonte një "akt terrorizmi".

Pas të shtënave në qendrën tregtare Field në jug të qytetit, dëshmitarët okularë kanë folur për panik në mesin e blerësve.

Emilie Jeppesen ka folur për gazetën Jyllands-Posten: "Ju nuk e dinit se çfarë po ndodhte. Papritur kishte vetëm kaos kudo."

Ndërsa, një tjetër dëshmitar, Mahdi Al-Wazni, ka thënë për TV 2 se sulmuesi kishte mbajtur një "pushkë gjuetie".

Duke folur në një konferencë shtypi të dielën në mbrëmje, Thomassen tha se ishte ende shumë herët për të thënë saktësisht se sa njerëz ishin plagosur në sulm.

Lajme të ngjashme