Arrestohet 19 vjeçari në Prizren – dyshohet se dhunoi një 13 vjeçare - NACIONALE

Arrestohet 19 vjeçari në Prizren – dyshohet se dhunoi një 13 vjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka njoftuar se e kanë arrestuar një 19 vjeçar, në Prizren, i cili po dyshohet se ka dhunuar një 13 vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë, e mitura në policia ka deklaruar se ishte në lidhje intime me 19 vjeçarin.

Por, meqenëse marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç konsiderohen vepër penale, policia e ka identifikuar menjëherë personin, dhe e ka dërguar atë në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen një i dyshuar për veprën 'Dhunim'

Prizren, 18 Nëntor 2022

Me date 17.11.2022, në orët e vona, një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.

Me datë 18.11.2022, ne mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë.

E mitura (13 vjeç) në polici ka deklaruar se gjate kohës sa ka qene e zhdukur (një natë) ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19 Vjeç) me te cilin kanë pas lidhje intime, marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç është vepër penale , një veprim I tillë I plotëson elementet e veprës penale “ Dhunimi”, andaj policia menjëherë ka filluar veprimet , e kane identifikuar dhe arrestuar të dyshimtin H.B. /19 vjeç.

I dyshuari pas shoqërimit në polici dhe në prezence të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare ka konfirmuar pohimet e viktimës që ka pas lidhje intime me viktimën.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar rasti cilësohet Dhunim.

I dyshuari me vendim të Prokurorit kujdestar ndalohet në ndalim policor për 48 ore.

Lajme të ngjashme