Arrestohen tre persona për sulm seksual ndaj dy vajzave të mitura të moshës 9 dhe 11 vjeçare në Skenderaj
Policia e Kosovës ka arrestuar tre burra pasi dyshohen për sulm seksual ndaj dy vajzave të mitura në Skënderaj.
Të miturat i takonin moshes 9-vjeçare dhe 11-vjeçare.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
SULM SEKSUAL
Skenderaj 02.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.