Arrestohen pesë persona në Gjakovës pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri - NACIONALE

Arrestohen pesë persona në Gjakovës pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e 31 majit në fshatin Rogovë të Gjakovës, pas marrjes së një informacioni për të shtëna me armë zjarri. Sipas autoriteteve, ngjarja është raportuar rreth orës 22:00, dhe menjëherë njësitet policore janë vënë në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe hetues nga stacioni lokal, duke arrestuar pesë persona dhe sekuestruar armë.

“Stacioni Policor në Gjakovë, më datë 31 maj 2025, ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore relevante, përfshirë patrullat policore dhe Sektorin e Hetimeve, janë nisur në drejtim të vendngjarjes dhe në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, me ç’rast edhe është kryer kontroll në atë lokacion.”

Më saktësisht gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

• Dy armë automatike,

• Një pushkë gjuetie,

• Një pistoletë,

• 463 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe

• Disa gëzhoja.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar, meshkuj të moshës madhore, të cilët janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa është iniciuar rast në përputhje me legjislacionin penal në fuqi.”

Lajme të ngjashme