Arrestohen mbi 100 protestues në Rusi pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm
Dhjetra njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë për protesta kundër mobilizimit të pjesshëm të qytetarëve rusë nga Vladimir Putin.
Sipas monitoruesit të pavarur të policisë OVD-Info, deri më tani në vend janë arrestuar të paktën 109 protestues.
Moscoë Times ka raportuar se në qytetin siberian të Irkutsk, të paktën 10 nga 60 protestuesit e mbledhur në sheshin qendror ishin arrestuar.
Ndërkohë, në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk, një video e publikuar në mediat sociale tregoi një protestues duke bërtitur "Unë nuk dua të vdes për Putinin ose për ty!"
In Russia’s Krasnoyarsk, groups of anti-war activists are walking the central street holding up their smartphones with torches on. About the most radical form of protest most Russians allow themselves these days pic.twitter.com/B14ORiYCVk
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) September 21, 2022