Arrestohen dy persona, u kapën në flagrancë duke tregtuar heroinë në Prishtinë - NACIONALE

Arrestohen dy persona, u kapën në flagrancë duke tregtuar heroinë në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët u kapën në flagrancë duke tregtuar heroinë në pikë të ditës në rrugën Ilaz Kodra në Prishtinë.

Pas kësaj, policia ka bastisur banesën e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 27.8 gramë heroinë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 07.11.2023 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë kapur në flagrancë duke shit-blerë substancë narkotike të llojit heroinë. Është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 27.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme