Arrestohen dy persona që e mashtruan prishtinasin nga viti 2020 kinse do të fitojë nga kriptovalutat - NACIONALE

Arrestohen dy persona që e mashtruan prishtinasin nga viti 2020 kinse do të fitojë nga kriptovalutat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy të dyshuar një burrë dhe një grua të cilët dyshohen se që nga muaji gusht i vitit 2020 e deri më sot, kanë mashtruar një person për kriptomonedha.

Sipas policisë, viktima ishte mashturar “kinse me qëllim që të tërheqë apo të fitojë para nga Kripto Valutat”.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i PK-së:

MASHTRIM

Prishtinë (NN) Gusht-2020 e tutje. Me 12.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar , një mashkull dhe një femër kosovar/e , nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim dhe në vazhdimësi e kanë vënë në lajthitje përmes mashtrimit, viktimën mashkull kosovar kinse me qëllim që të tërheqë apo të fitojë para nga Kripto Valutat dhe kanë vepruar në dëme të pasurisë së tij. Gjatë kontrollit në një lokacion janë sekuestruar disa dëshmi lidhur me rastin. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme