Arrestohen dy persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë - NACIONALE

Arrestohen dy persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri në një rast të ndodhur në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit për rastin.

Falë veprimeve të shpejta operative në terren, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy personat e dyshuar, si dhe të sekuestrojë armët që dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprat “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme të ngjashme